Uncategorized

Sondazhi i opinionit publik: BESIMI NE ORGANET E BFI NE RM

Bashkësia Fetare Islame është subjekti emri i të cilit është lakuar shumë në mediat e vendit por edhe në ato ndërkombëtare përsa i përket korrupsionit dhe kriminalitetit. Madje, edhe raporti i U.S State Department flet për vjedhjen e qytetarëve nga ana e BFI-së, konkretisht përmes shitjes së vizave për në haxh.  CNN-i amerikan, duke e krahasuar kryetarin e këtj Komuniteti, Sulejman Rexhepin, me Al Bagdadin e ISISI-t, në fakt hodhi hije të rëndë mbi të gjithë musimanët e vendit.

Së këndejmi, një grup teologsh nga brenda BFI-së, me në krye Myftiun e Myftnisë së Shkupit, H. Ibrahim ef. Shabani, ndërmorën një nismë për të kërkuar reforma të thella në Bashkësinë Fetare Islame me qëllim të rikthimit të imazhit pozitiv që e kishte dikur ky Institucion. Nisma në fjalë nuk u mirëprit nga ana e Sulejman Rexhepit, i cili duke keqpërdorur pozitën e uzurpuar të Reisit të BFI-së i largoi nga puna përfaqësuesit e Nismës për Reforma në BFI dhe kundër tyre ngriti procedurë gjyqësore duke e gjetur përkrahjen prej disa strukturave qeveritare të BDI-së në kundërshpërblim të veprimtarive korruptive.

Këto veprime, natyrisht, nuk do të ngelin pa u regjistruar dhe pa u publikuar në opinion. Dalja e Nismës për Reforma në BFI me një Platformë origjinale mbi nevojën imediate që të veprohet në këtë Institucion, në fakt vetëm sa e ka sensibilizuar opinionin e gjerë mbi veprimtaritë kriminale dhe korruptive të kreut aktual të BFI-së. Paralelisht me ketë sensibilizim gjithnjë e më shumë është shtuar përkrahja që i jepet Nismës për ta çrrënjosur këtë fenomen si dhe të gjithë aktorët e korrupsionit në BFI.

Ky raport paraqet rezultatet e një sondazhi të kryer në Maqedoni nëpër vendbanimet ku jetojnë myslimanët e vendit, me tre kampione të ndryshme. Sondazhi është bërë me tre kampionë: kampioni i besimtarëve, kampioni i teologëve të angazhuar nëpër xhami dhe kampioni me myftitë dhe nëpunësit e 13 Myftinive (qytete me rrethinë)  të Maqedonisë, në periudhën Nëntor 2016 – Janar 2017.

Objektivi kryesor i sondazhit është të masë perceptimet dhe besueshmërinë e besimtarëve myslimanë në lidhje me BFI-në dhe organet e saj. Sondazhe të tjera të ngjashme mund të kryhen në vazhdimësi në vitet që vijnë dhe rezultatet të këtij sondazhi të parë mund të përdoret si bazë për të përcjellë kurbën e këtij perceptimi dhe besueshmërie përgjatë viteve. /UFO Consulting/

Sondazhin në tërësi e keni ne linkun e meposhtëm

 ANKETA: BFI në RM

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: