Muslimanët e Maqedonisë nuk mendojnë se amerikanët e respektojnë Sulejman Rexhepin të akuzuar për korrupsion dhe për zhvatje, nuk mendojnë se ndërkomëtarët kanë kënaqësinë të rrinë me Sulejman Rexhepin i cili është kandidat potencial për bugjet e shtetit për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes së myslimanëve të vendit. Muslimanët e Maqedonisë e kanë shumë të qartë se ndërkombëtarët, sidomos amerikanët, kanë respekt të veçantë ndaj Institucionit të BFI dhe ndaj fesë islame, pavarësisht se këtë Intitucion për momentin e ka kapur njeriu më i rrezikshëm i vendit

Shkruan Afrim Tahiri

Në sferat e sistemit politik, përkrahjet, sidomos ato ndërkombëtare, të institucioneve shtetërore janë në harmoni të plotë me interesat personale të qytetarëve, sepse, të drejtat dhe liritë e qytetarit janë mbi çdo gjë tjetër. Nuk është në interesat e marëdhënieve ndërkombëtare asnjë sovranitet i asnjë shteti sa janë të drejtat dhe liritë e njeriut apo të një kolektiviteti të tërë.
Për hirë të ktyre interesave, institucionet ndërkombëtare i takojnë, bashkëpunojnë, i përgëdhelin, i vizitojnë udhëheqësit shtetërorë edhe përkundër faktit që mund të jenë satrapë, kriminelë, diktatorë apo tashmë persona në listat e zeza! Sepse, pavarësisht se në ç’mënyrë i kanë kapur institucionet shtetërore, ata janë aty, përfaqësojnë qytetarët, popullin e vet dhe, detyrimisht i shprehin “një përkrahje” publike, përderisa nuk krijohet ndonj masë kritike kundër këtyre udhëheqësve.
Megjithatë, kjo përkrahje, apo ky bashkëpunim, gjithnjë është me spec, sepse, nuk mungojnë kritikat e hapura, nuk mungojnë sugjerimet dhe qëndrimet politike të ndërkombëtarëve kundër këtyre udhëheqësve, kështu duke i dhënë forcë të tërthortë opozitës.
Por, si i bëhet puna me respekimin dhe insistimin për bashkëpunim me institucione të ndryshme jasht sferës së politikës si fushë përgjegjëse për ruajtjen, balasimin apo orientimin e sferave gjeostrategjike të palëve të ndryshme ndërkombëtare!
Organizmat ndërkombëtarë, thënë ndryshe, kori diplomatik në një vend pothuajse në mënyrë unanime shprehin respekt ndaj institucioneve fetare, sepse i llogarisin të shenjta dhe, shtyllë e moralit dhe shpirtit të një populli. Sepse, kështu e kanë të edukuar konceptin e tyre mbi një institucion fetar.
Grupeve manipuluese dhe ekstremiste mund t’ua ngjesin sufiksat që kanë emërtime fetare por, ndaj një feje apo institucioni fetar gjithnjë shprehin respektin e veçantë. Kjo për faktin që ta justifikojnë çdo masë represive kundër “feve” apo religjioneve të ideologjizuara deri në diktaturë e krim.
Pra, a duhet që ndërkombëtarët të veprojnë në dy arshina? A duhet që të pozicionohen arsyeshëm, madje tepër fuqishëm, kundër organizatave dhe udhëheqësve të tyre që janë skajshmërisht të ideologjizuar, kurse jo edhe kundër atyre organizatave dhe udhëheqësve që ushqejnë korrupsionin, hajninë, zhvatjen, krejt këtë në emër të fesë.

Le ta konkretizojmë në këtë shkrim këtë shqetësim shumë objektiv! Muslimanët e Maqedoninë kanë subjekte dhe udhëheqës politik, prej të cilëve disa janë në listë të zezë, ndonëse edhe ata vizitohen, ftohen nëpër ambasada, takohen dhe llogariten si faktorë! Për këtë qëndrim ndaj këtyre organizatave politike apo ndaj liderëve të këtyre organizatave popullata kurrë nuk ka shprehur ndonjë mllef, ndonjë reagim apo protestë. Fundja, liderët e tyre tashmë e gëzojnë epitetin e “njeriut të rrezikshëm” dhe fare nuk bëjnë përshtypje përpjekjet e itharëve të tyre për t’i marrur nën mbrojtje! Konkretisht, Menduh Thaçi hy në Ambasadën Amerikane në Shkup, takohet me ambasadorin amerikan, me funksionarë të lartë amerikan por, ja që akoma mbahet në listën e zezë amerikane dhe për pasojë nuk mundet të futet në Amerikë, nuk është qytetar i dëshirueshëm për Amerikën. Ky qëndrim për politikën është shumë i shëndetshëm, sepse tashmë kjo listë e zezë është bërë barometër e përkrahjes apo mospërkrahje popullore!

Muslimanët e Maqedonisë kanë edhe Institucionin e tyre, Bashkësinë Fetare Islame, tashmë të kapur nga njeriu më i rrezikshëm i vendit! Ndaj kësaj kaste udhëheqësish aktualë më në krye njeriun tmerrësisht të korruptuar, hajnin e madh, zhvatësin dhe rrënuesin e pamëshirshëm të BFI-së, Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën. Sulejman Rexhepi tashmë e ka oponencën e vet, e cila, deri më tani ka zhvilluar një fushatë shumë racionale dhe shumë të menqur duke e zhveshur nga të gjitha petkat fetare, politike, njerëzore. Sulejman Rexhepi tashmë është lëndë e prokurorisë së shtetit dhe, shumë shpejt priten fillimet e procedurave gjyqësore për sërë lëndësh nga të cilat vështirë se do të shpëtojë përderisa nuk do t’i tërheqë pala akuzuese, Lëvizja për Reforma në BFI. Me këto lëndë dhe me këto akuza janë të njohtuar edhe ndërkombëtarët në vendin tonë. Këtë fakt tashmë e di edhe Mulla Sula si dhe njerëzit rreth tij që ia mbajnë iso-n në hajni, nepotizëm, korrupsion dhe zhvatje. Mulla Sula e di fare mirë se njerëzit që e zhvillojnë korrupsionin janë potencial ekzemplar i veprave dhe aksioneve ekstremiste e terroriste.
Sot, në Maqedoni, ndër myslimanët e këtij shteti ekziston një popull opozitar prej qindra e mijëra kundërshtarë të Mulla Sulës. Kundër këtij njeriu sot nuk ka ditë që nuk shkruhen mijëra shkrime, reagime e kritika. Tashmë është një opozitë e fuqishme që shpreh masën më kritike që ka pasur ndonjëherë ndonjë subjekt në Maqedoni!

Muslimanët ndjehen shumë të nderuar dhe të respektuar sa herë që ndërkombëtarët shprehin një respekt ndaj Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame. Natyrisht, ky respekt shprehet përmes takimeve dhe vizitave të ndërsjella. Por, ndërkombëtarët duhet të kenë të qartë se Sulejman Rexhepi, tërë këtë respekt të ndërkombëtarëve për Institucionin e BFI-së dhe për fenë islame, po e keqpërdor dhe po e personalizon. Jo njëherë mundohet që këtë respekt ta përkthejë si “nëse nuk kanë respekt e nder ndaj meje amerikanët dhe ambasadorët e shteteve të ndryshme perëndimore, nuk më vizitojnë, apo nuk më thërrasin në ambasada”!
Muslimanët e Maqedonisë nuk mendojnë se amerikanët e respektojnë një njeri të akuzuar për korrupsion dhe për zhvatje, muslimanët e Maqedonisë nuk mendojnë se ndërkomëtarët kanë kënaqësinë që rrinë me një njeri që është kandidat potencial për burgjet e shtetit për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve të vendit, siç është Sulejman Rexhepi. Muslimanët e Maqedonisë e kanë shumë të qartë se ndërkombëtarët, sidomos amerikanët, kanë respekt të veçantë ndaj Institucionit të BFI dhe ndaj fesë islame, pavarësisht se këtë Intitucion për momentin e ka kapur njeriu më i rrezikshëm i vendit.
Derisa është në krye të këtij Institucioni dhe përderisa nuk e largojnë vetë organet e këtij Institucioni apo vetë popullata, përderisa nuk e izolojnë organet e drejtësisë së shtetit, ndërkombëtarët respektin ndaj Institucionit dhe fesë islame në Maqedoni do ta shprehin përmes Sulejman Rexhepit, sado që e tërë kjo është absurde, ofenduese dhe shumë e dhembshme për komunitetin mysliman të Maqedonisë. Por, kështu nuk mendon shteti i Arabisë Saudite i cili, me gjasë, tashmë e ka futur Sulejman Rexhepin ne “listën e zezë”, si mysliman të padëshirueshëm, i cili Qaben, Xhaminë e Pejgamberit, varrin e Tij etj. nuk i konsideron si trashëgimi kulturore të popullit arab, të mbarë njerëzimit, i cili këtë shtet e akuzon si finansuese e ISIS-it!