Dorëheqjen time më 27.06.2014 e bëra me këto fjalë:

“Në pamundësi që edhe më të merrem dhe fajësohem për gabimet e të tjerëve, jap dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame të RM. Si ish nxënës i SHMI-së ‘Medreseja Isa Beu’, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, shfrytëzoj nga rasti t’u uroj këtë muaj të shenjtë dhe përmes jush t’u apeloj të gjitha forcave teologjike që të japin maksimumin e tyre në të mirë të shkollimit sa më cilësor të gjeneratave të reja.”

Besoj se kjo flet mjaft, punët shkonin keq. Ishin të shumtë ata të cilët më përkrahën, thuaja se të gjithë anëtarët e Rijasetit i dinin arsyet e dorëheqjes time. Jam krenar që isha i pari që vendosa të mos punoj në një institucion ku mashtrimi dhe hajnia filluan ta shkatërrojnë BFI-në!

Eshtë për t’u habitur, ata që deri dje nga unë kërkonin ndihmë për t’i mbrojtur nga veprimet e pamatura të Sulejman Rexhepit, sot sillen krejtësisht si të humbur! Sa herë që kthehem dhe lexoj nga DITARI im, me keqardhje konstatoj se shumë nga bashkëbiseduesit e mi, janë pushtuar nga djalli! Nëse një ditë më mbushet mendja për të botuar diçka nga kjo, edhe vet do të binden se ata nuk kanë të përbashkët asgjë me parimet njerëzore dhe islame! Zoti i kthjelltë!

Afrim..