Comments

Kontratë me gazetarët e vendit

(Kur më 29.05.2015 u publikua Oferta ime me titull “Kontratë me gazetarët e vendit”, disa portale ngaxmuan edhe drejtuesit e BFI-së, duke kërkuar nga ata të deklarohen.., mirpor, heshtën, u mungoi guximi. Fatkeqësisht, heshtën edhe gazetarët hulumtues!)

“Këto ditë, gazetarë të disa mediave të vendit, më kanë shtruar shumë shpesh një pyetje, duke qenë skajshmërisht korrekt në raport me dinjitetin tim! Duke më treguar se po brifohen prej disa këlyshve të Sulejman Rexhepit lidhur me pasurinë time, thjesht, më kanë pyetur: Sa i pasur jam? Cila është pasuria ime?

Sulejman Rexhepi e di fare mirë se cila është pasuria ime, sepse kemi qenë si mishi me thoin, nuk ka sekrete në mes meje dhe Sulejman Rexhepit, gjithçka dijmë njëri për tjetrin. Ai nuk i brifon gazetarët por i ndërsen disa këlyshë duke i manipuluar dhe duke u shpërfytyruar para tyre si njeriu më i devotshëm dhe më fukarai në vend. Nuk e ka vjedhur BFI-në Sulejman Rexhepi por Afrim Tahiri?! Do me thënë se, BFI-ja na u paska vjedhur, këtë e pohon Sulejman Rexhepi përmes këlyshëve të vet.

Jo vjedhësve të vëkëfeve dhe të ndihmave humanitare, jo vjedhësve të haxhit, të fitrit e të zeqatit por, thjesht, mediave të vendit, gazetrëve të vendit, u ofroj një kontratë shumë të sinqertë përmes së cilës, i ftoj në investigim, duke i inkurajuar dhe duke i lutur që mos të pushojnë së hulumtuari mbi pasurinë time.

Unë po deklaroj publikisht se kam disa ara e livadhe si dhe një shtëpi katundi që nga 1965 bashkë me vëllezër në katundin Bllacë. Kam banesën time, kam një makinë Audi 6 (2007) si dhe nja 15 mij euro borxh bankave të vendit! Secilit gazetar dhe secilës media jam në gjendje t’ia nënshkruaj të noterizuar kontratën përmes së cilës ua fal çdo pronë, çdo pasuri timen që i tejkalon këto që i deklarova publikisht.

A është në gjendje Sulejman Rexhepi ta ofrojë një kontratë të tillë për mediat e vendit? A është në gjendje të shpjegojë se prej nga tërë ajo pasuri përallore e tij? Ndërsa unë ofroj edhe një kontratë tjetër: për çdo pronë që nuk jam në gjendje ta tregojë burimin e saj, ua fal gazetarëve apo mediave.

Unë që nga kjo deklaratë publike do të kem vetëm këtë që e deklarova, jasht kësaj pasurie dhe prone gjithçka do t’ju takojë gazetarëve investigativë si dhe mediave që do të hulumtojnë pronën time.

Janë tepër të kota përpjekjet e tij për ta defokusuar opinionin nga problem i vetë dhe më se i vërtetë: ilegjitimiteti i Sulejman Rexhepit si dhe vjedhja e postit reisul ulema përmes deponimit të dokumenteve fals në gjykatë dhe në regjistrin qendror. Vepër penale kjo që vështirë se mund të kalojë pa ndëshkim!”

mkd

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

%d bloggers like this: