Disa fragmente nga MEGAINTERVISTA

“BASHKËSINË FETARE ISLAME E PRET NJË EPOKË E RE”, botuar në vitin 2016

Për dallim nga të tjerët, nuk habitemi

me dekleratat e Sulejman Rexhepit!

 

“I mbarë opinioni e di se, nga viti 2013 e këndej, ai filloi t’i shkaktojë vetes telashe të mëdha, t’i  nxjerrë të palara të shumta vetëvetes! Mua nuk më besohet se deri më tani, gjatë gjithë karrierës së tij në BFI, dikush e ka mbrojtur më shumë se unë, ta lëmë periudhën e viteve ʹ90, nga filllimi i këtij shekulli e deri në verën e vitit 2014 kur dhashë dorëheqjen time, kam qenë shumë afër tij dhe, e them me shumë bindje se, Mulla Sula i vitit 2013 nuk ishte ai për të cilin dhjetë vite më parë bëmë të pamundërën për rikthimin e tij në krye të BFI‐së. Në mars të 2015, në prezencë të Myftiut të Shkupit i kam thënë edhe këtë, “më vie keq, je duke pranuar këshilla nga disa “budallenjë” që ta duan të mirën dhe nga një “i mençur” që ta don të keqen!” I kam thënë se shumë njerëz dëshirojnë të ket konflikt mes nesh etj. etj.! Unë dhashë maksimumin, normalisht, ngase ndjeja edhe obligim për ta mbrojtur, derisa u binda se një mision i tillë ishte i pamundur! E tani mjafton t’i jepet mikrofoni, përnjëherë krijon një armik! Për aq sa i jepet mundësia për të folur, për aq edhe do të urrehet! Jam dëshmitarë i shumë rasteve të këtilla, kam përjetuar momente të rënda! për sa kohë që jam jasht BFI‐së, falenderoj Zotin, shumëfish ndjehem më i qetë! “

 

sm86-kondensaattori-mikrofoni_L

“Ndoshta ju kujtohet, kam pasur një dekleratë për opinion se jam në gjendje t’ia paguaj një televizion dhe aty sa të ket dëshirë le të flasë kundër nesh, nuk na bën përshtypje, kush të dojë le t’i besoj, zaten kush i beson atij neve nuk na duhen! Kurse paraqitjet tona të herëpashersh‐ me nëpër media po e shqetësojnë shumë!”

 

“Është i njohur si njeri kundërthënës, herë lavdëron e herë e shanë një subjekt, herë bekon një lider e herë e mallkon.”

 

“…është kontraverz edhe me disa lëvizje fetare në vend, herë antivehabiu më i madh e herë miku më i madh i tyre, herë i shpallë bashkpunëtorë të shërbimeve, e më vonë së bashku në një sofër!”

 

“…ai në vend se të merret me prioritetet e BFI‐së, filloi t’i bëjë shërbime politikës ditore në Maqedoni, herë në njërën anë, herë në tjetër! Në varësi nga nevojat e “shpëtimtarëve” të tij nga lustrimi.”

 

“Lexoni intervistat dhe dekleratat e tij të dhëna deri në vitin 2011 dhe shiheni se si vepron sot! Lexoni Programin e punës së tij për Reisul Ulema të vitit 2006, dhe shiheni si sillet sot!”

 

Shkurt dhe shqip, krejt bota e ka të qartë se kush po udhëheq me BFI‐në, cili është profili i tij psikik, cilat janë kapacitetet e tij antihumane, dhe cilat janë synimet e tij grabitqare, duke filluar nga posti i Reisul Ulemasë e deri te pasuria e BFI‐së!

 

“Më sprovoi Zoti t’i qëndroj pranë, kuptohet deri në momentin kur nuk u deshifrua tërë loja e tij e djallëzuar. Personalisht unë, kur e hetova lojën e tij, dhashë dorëheqje. Më luti që të rikthehem në detyrë, duke u betuar se vërejtjet e mia do të merren parasyshë dhe se gjithçka do të përmirësohet. Ndërsa gabimet jo që nuk u ndalën, por për pak kohë u shumëfishuan.”

 

“Ai me kohë kishte punuar dhe kishte shfaqur interesim për t’i futur brenda armiqtë e vet. Miqtë nuk i duheshin më, sepse i konsideronte vegla automatike të strategjisë së tij. Ai e kishte dëshirë të flaktë që ta sillte situatën që të gjithë armiqtë e tij të punonin për të dhe t’i detyronte që, të gjitha veprimet e tij të paligjshme, të legalizoheshin dhe të legjitimoheshin prej tyre. Punët e fëlliqta të tij kurrë nuk do të miratoheshin prej miqve të tij të vërtetë.”

 

“Viti 2013 ishte viti kur filloi të ngushtohet hapësira për aktivitete të shëndosha dhe afatgjata! Jam keqkuptuar sa herë që doja ta pengojë ndonjë nga skandalet me të cilat për habi mburreshte në stile të adoleshentëve!

 

“Keqpërdorimi i BFI dhe institucioneve të saj si dhe të financave të saja për nevoja private dhe familjare si dhe nepotizmi i skajshëm, ka bërë që zëri i keq i BFI dhe Sulejman Rexhepit të arrijë edhe në media më me renome ndërkombëtare. Për fat të keq, jeta fetare islame në Maqedoni ka mbetur në duart e do matrapazëve të cilët më tepër kanë qejf të shesin poza kaubojësh se sa të reflektojnë devotshmëri. Le të ngelin edhe pak në verbërinë e tyre!”

 

“Më vie keq, i ngrati edhe kur del me ndonjë dekleratë të mirë e të qëlluar në ndonjë nga mediat e vendit, mbulohet nga qindra komente negative nga ana e besimtarëve! Thjesht, paraqitjet e tij si dhe të atyre “budallenjve që ia duan të mirën“ po bëjnë të mos kemi nevojë për ndonjë aktivitet të shtuar!

 

“Ai më tepër angazhohet me gazetari se sa me hoxhallëk. Mulla Sula  ʺshkruanʺ  analiza,  shkrime eseistike dhe,  së fundmi, edhe kollumna. Po deshët dhe është mirë ta provoni se sa mund të shkruan ai, jepni një letër dhe laps dhe në prezencën tuaj kërkoni të shkruaj diçka, do të shihni se çfarë dhe si do të shkruajë! Bëj be në Zot që ai as që e di se çka do të thotë fjala “kollumnë” e lëre më të dijë ta shkruajë.”

 

“…është mjaft i popullarizuar për budallallëqet e veta dhe për afinitetet e tij korruptuese. Betohem në Zot se gjatë vitit 2013 dhe 2014 jam munduar së bashku me disa të afërt të tij për ta sto‐ puar nga veprimet e tilla të pahijshme dhe katastrofale, por dështuam!”  

 

Për hirë të institucionit unë u lodha duke e mbrojtur edhe në momente ku nuk mund të mbroheshte!

 

“Miqtë e mi, me të cilët jam njohur nëpër konfe‐renca ndërkombëtare, më kanë thënë se derisa isha aty, kam ditur ta mbroj, tani pas gjithë atyre sulmeve që i bëhen, nuk ka pasur asnjë paraqitje nga dikush që të reflektojë ndonjë demant ashtu si duhet! I ikin debatit!”

 

“Shumë më e lehtë dhe më e dobishme për të dhe për institucionin do të ishte të dorëhiqet si burrat, se sa të shkarkohet apo të përfundojë si i burgosur! Dyshoj se “miqtë” e tij të tanishëm i japin ndonjë sugjerim më të logjikshëm se ky!”

NJE-EPOKE-E-RE-320x230