Është çështje ditësh se kur do të ikë Sulejman Rexhepi, kurse ne, në emër të këtij dëbimi, nuk guxojmë që të krijojmë traditë bojkoti të institucioneve dhe organeve të BFI-së. Unë, si asnjëherë më parë i drejtohem të gjithë myslimanëve të Maqedonisë dhe diasporës që, fitrat dhe zeqatet t’i derdhin në kacën e BFI-së, sepse ato nuk jepen për Sulejman Rexhepin por për Medresenë Isa Beu si dhe për FSHI-në. Nëse këto të ardhura keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi, siç po keqpërdoren në fakt, do të vie shumë shpejt dita kur do të përgjigjet edhe penalisht edhe moralisht për dëmet që po ia shkakton BFI-së.

Një cunami-lëvizje e papërballeshme është nisur drejt Sulejman Rexhepit dhe, as që bëhet fjalë t’i përballojë efektit të kësaj lëvizje. Është çështje ditësh kur do ta godasë dhe Sulejman Rexhepi me tajfën e vet do të përfundojnë në marginat e faqeve të trishta të historikut të BFI-së dhe të myslimanëve të vendit.