Të nderuar miq, shokë, bashkmendimtarë dhe kundërshatarë,

IMG_20180807_181107_488

Në BFI të RM u punësova në shtator të vitit 2000. Nga fundi i vitit 2003, për shumë arsye dola hapur kundër Reisit të atëhershëm të BFI-së, dhe prej atëherë e deri në rikthimin e Sulejman Rexhepit në krye të BFI-së (Tetor 2006), e kam mbështetur dhe hapur kam punuar për të! Më pastaj, që nga fundi i 2006 e deri nga fundi i 2011, e kam mbështetur, e kam mbrojtur Sulejman Rexhepin si Reis ul Ulema! Në vitin 2013, jo me Reisin, por me Sulejman Rexhepin (me post të uzurpuar) kisha një konfrontim të ashpër! Një tjetër konfrontim në fillim të 2014 dhe edhe një tjetër në pranverë të 2014 (për kto kanë qenë të njoftuar me kohë shumë faktorë brenda BFI-së) për të ardhur deri te dorëheqja ime publike në qershor 2014! Pas shumë lutjeve dhe garancive u riktheva dhe prisja atë që m’u pat premtuar në dobi të BFI-së! Fatkeqësisht, premtimet u shkelën nga uzurpatori i BFI-së dhe kjo ishte arsyeja që diku nga fillimi i 2015-es, atij personalisht, në prani të disa të tjerëve, t’ia them troç se më kurrë të mos llogaris në mbrojtjen time!

Në prill të 2015, pas shumë problemeve që kishte “Reisi” me Muftininë e Shkupit, situata përkeqësohet gjatë një manifestimi për të eskaluar pas manifestimi! Pastaj vijnë press konferencat, ultimatumet, mbledhjet, shkarkimet… që fillimi i majit 2015 të shënohet ashtu si u shënua dhe që sot BFI-ja e Mulla Sulës të jet në këtë situat që është!

Për dallim nga shumë të tjerë, nuk bëj punë hipokrizie. Vazhdimisht jam i angazhuar kundër largimit të uzurpatorit të BFI-së si parakusht për fillimin e reformave të domosdoshme në BFI! I këtillë isha, dhe inshalla do të jem, kur e mbështes diken, e mbështes hapur, kur vendosi ta kundërshtoj, e bëj hapur dhe për asnjë moment nuk e lë rehat! Nuk kam ndryshuar në qëllim dhe as qëndrime, kam shumëfishuar punët dhe vazhdoj të jem edhe më i hapur me opinionin më të gjërë!

Të nderuar, pa asnjë imponim, besoj se është koha të deklarohuni lidhur me qëllimin  e juaj, secili sipas kokës së vet, ta thotë hapur qëllimin. Kush beson se është mirë të jet i pozicionuar me Sulejman Rexhepin, është e drejtë e tij, kush mendon se është koha për të ndryshuar diçka, tanimë nuk ka asnjë arsye atë ta thonë fshehurazi!

Kur ndonjë qëndrim timin e bëj publik, nuk kam nevojë të më shkruani dhe të më jepni përkrahje në privat! Tanimë pres qëndrimet e juaja t’i bëni publike! Pak ka rëndësi a më pëlqejnë mua apo jo! E rëndësishme është të keni qëndrim publik!