Ditë më parë isha për vizitë në qytetin e Prilepit, i cili mund të jet i vetmi në botë që lejon moskulturën e vet ta dëshmon përmes përdhosjes së trashëgimisë kulturore.
Për dallim nga vizita ime e parafundit, Çarshi Xhamia dukej edhe më e shkatërruar! Institucionet përkatëse nuk ndërmarrin asnjë aktivitet. Ato përmes heshtjes po kontribuojnë në shkatërrimin e Xhamisë!
Qendra e Prilepit ka edhe gjurmë të tjera të trashëgimis sonë, por fatkeqësisht, që të gjitha janë në gjendje të mjerueshme.
Gjendja eemjerueshme ka kapluar edhe Bashkësinë Fetare Islame, uzurpatorin e postit të Reisit, Myftininë e Prilepit dhe kordinatorin e saj, imamët, xhematet etj.
Faji, përgjegjësia bie mbi të gjithë. Nuk është e logjikshme të shpresojmë se me punët tona duhet të merret dikush tjetër!