Që nga viti 2015, kur shpërthyen pakënaqësitë dhe aferat brenda Bashkësisë Fetare Islame në RMV, mediat shqipare në vend sikur zgjodhën pozitën e të qenurit neutral, duke parapëlqyer mospërzierjen në problemet e brendshme të BFI-së! Fatkeqësisht, Lëvizja e Myslimanëve për Reforma në BFI, në këtë neutralitet të mediave tona ka ndjerë diskriminimin dhe bllokimin për ta publikuar edhe të vërtetën e saj! Lëvizja njeh disa kontrata të disa mediave (portaleve) që kanë nënshkruar me Sulejman Rexhepin që, të paguhen majmë me kusht të bllokimit të publikimit të qëndrimeve të Lëvizjes, e cila, shpesh herë ka pasur guximin që të shpalosë dhe të zbardhë edhe afera të ndryshme e të pamohueshme të shkaktuara nga ana e Sulejman Rexhepit dhe tajfës së tij!

Kësisoj, duke mbajtur qëndrim neutral, në fakt është ndihmuar dhe cytur Sulejman Rexhepi në punët e tij ilegjitime, ilegale, kriminale dhe, së fundmi, edhe fashiste!

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI i fton mediat shqiptare të vendit që të jenë më të hapura, të nisin dhe të trajtojnë problemet dhe aferat që po shpërthejnë brenda BFI-së dhe, mos të zgjedhin heshtjen, sepse duke heshtur po dalin të një anshme duke e ndihmuar ekskluzivisht Sulejman Rexhepin dhe, me këtë, duke e dëmtuar pa dashje Institucionin e vetëm fetar islam në vend.

Pa dyshim, asnjë nga mediat shqiptare të vendit nuk janë të interesuara që ta dëmtojnë këtë Institucion.

Institucioni i BFI-së mund të ndihmohet vetëm duke i trajtuar dukuritë, qoftë përmes editorialeve origjinale, qoftë përmes organizimit të debateve të hapura televizive, apo edhe përmes intervistimit gazetaresk të të gjithë atyreve që janë kompetentë dhe që kanë kapacitete për të ofruar zgjidhje të shumë problmeve që tashmë janë shtresuar në BFI.

Lëvizja e Myslimane për Reforma në BFI mendon se do të ishte me interes të gjërë shpalosja dhe agumentimi i një sërë padive të kësaj Lëvizje ngritur kundër të keqes së përgjithshme të myslimanëve të vendit dhe të BFI-së, Sulejman Rexhepit, të cilat shumë shpejt do të procesuohen në gjykatat tona. Është i pafalshëm mosdebatimi mbi aferat që po shpërthejnë ditë për ditë në BFI!

Kjo Lëvizje ka argumente, ka fakte por ka edhe Platformën e vet, tashmë të publikuar, për mënyrën e daljes nga kjo gjendje katastrofale ku është katandisur BFI-ja dhe jeta jonë fetare isntitucionale islame.

 

Me shumë respekt

Afrim Tahiri

                              Lëvizja e Muylsimanëve për Reforma në BFI të RMV

10 prill 2019

Advertisements